Nikolla pret ambasadorin Soreca: Integrimi europian, në krye të axhendës së Kuvendit!

Politikë | 5 vite më parë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot Ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca. Zonja Nikolla, siguroi  Ambasadorin Soreca për vullnetin e saj për të thelluar bashkëpunimin me Delegacionin e Bashkimit Europian.“Unë jam e përkushtuar për të krijuar një klimë të re bashkëpunimi e komunikimi në Kuvendin e Shqipërisë. Integrimi europian do të jetë në krye të agjendës së Kuvendit të Shqipërisë gjatë legjislaturës së re. Kam besim se për të gjithë këto punë të mëdha që na presin, do të kemi edhe bashkëpunimin e opozitës dhe unë do të jem lehtësuesja e dialogut dhe komunikimit në Kuvend.”, nënvizoi Lindita Nikolla.

Ambasadori Soreca shprehu kënaqësinë që Kuvendi i Shqipërisë do të drejtohet nga një zonjë dhe nënvizoi se Delegacioni i BE-së ka besim në eksperiencën, reputacionin, kredibilitetin dhe vullnetin Tuaj politik. Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për fillimin e negociatave, BE është shumë e vendosur për fillimin e tyre dhe Delegacioni do të kontribuojë që Tryeza e Parë Ndërqeveritare të mbahet sa më shpejt.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme