Nikolla pret në Kryesinë e Kuvendit gazetarë, operatorë dhe drejtues të medias

Me rastin e festave të fundvitit, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti sot në Kryesinë e Kuvendit gazetarë, operatorë dhe drejtues të medias. Nikolla shprehu falënderimet dhe mirënjohjen për kontributin e medias në transmetimin dhe transparencën e veprimtarive parlamentare, duke përballuar edhe vështirësitë e pandemisë, dhe u shpreh se Kuvendi do të vazhdojë të rrisë transparencën dhe aksesin e publikut, qytetarëve dhe të medias në veprimtarinë e Kuvendit, duke i vlerësuar gazetarët dhe mediat partnerë në shërbimin ndaj publikut dhe qytetarëve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




