Nikolla takim miqësor me Ambasadorin e Azerbajxhanit, z. Anar Huseynov

Politikë | 5 vite më parë

 Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti ambasadorin e Azerbajxhanit, Anar Huseynov.

Ambasadori Huseynov e uroi Nikollën për zgjedhjen në detyrën e kryetares së Kuvendit dhe shprehu vullnetin e Parlamentit dhe të Qeverisë së Azerbajxhanit për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat.

Midis vendeve tona ekziston një vullnet i qartë politik për zgjerimin e bashkëpunimit dhe për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Shqipëria i është mirënjohëse qeverisë së Azerbajxhanit për mbështetjen e projektit TAP dhe në mënyrë të veçantë për mbështetjen për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Kryetarja Nikolla vuri në dukje se Kuvendi dëshiron rritjen e nivelit dhe intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, i cili do t’i shërbejë jo vetëm fuqizimit të marrëdhënieve miqësore, por edhe zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik, në fushën e turizmit, energjisë, përpunimit të mineraleve, bujqësisë, industrisë ushqimore etj. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme