Nis forumi në Shkup

Rajon | 5 vite më parë

Në Shkup nisi të enjten paradite “Forumi Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal” një nismë e cila synon të arrijë rezultate të dukshme në krijimin e Tregut të Përbashkët Rajonal (Mini Shengeni), për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.
Marrin pjesë kryeministri shqiptar Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Sikurse njofton e dërguara e RTSh Denada Shkodrani, slogani i këtij forumi pritet të jetë “Ballkani i Hapur”. Ideja e hedhur si “Mini Shengeni i Ballkanit” ka nisur në tetor të vitit 2019 në Nish të Serbisë, që atëherë zhvillohen takime të vazhdueshme për të konkretizuar planin ekonomik të 4 lirive, qarkullimi i kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve.
Tre liderët do të nënshkruajnë memorandume dhe marrëveshje të bashkëpunimit rajonal. Bëhet fjalë për lehtësimin e lëvizjes së mallrave, për lehtësimin e procedurave të punës dhe për bashkëpunin në raste emergjencash.
Kosova nuk do të marri pjesë në Forumin e Shkupit. Zyra e qeverisë së Kosovës ka konfirmuar për Euronews Albania se kryeministri Albin Kurti nuk do të jetë i pranishëm. “Qëndrimet tona për idenë e Novi Sadit, të ashtuquajtur ‘Minishengen’, tashmë janë të njohura. Kjo iniciativë nuk e ka miratimin tonë”, iu përgjigj zyra e kryeministrit, interesimit të Euronews Albania.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme