Nis peticioni për shkarkimin e kryetarëve të komunave në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviç

Ka nisur këtë të mërkurë në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviç nënshkrimi i peticionit nga qytetarët për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të këtyre dy komunave.
Peticioni do t’i hapë më pas rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të reja vendore në ato komuna.
Firmat mblidhen në bazë të Udhëzimit Administrativ të Qeverisë së Kosovës.
Qytetarët mund ta nënshkruajnë peticionin deri më 21 janar.
Mbledhja e firmave për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë do të fillojë javën e ardhshme edhe në Zubin Potok dhe Zveçan, dy komuna të tjera me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Në mënyrë që peticioni të jetë i suksesshëm, kërkohet që të mblidhen të paktën 20 për qind e nënshkrimeve nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar.
Pas kësaj, rezultati i dërgohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka afat ligjor prej 30 deri në 45 ditë për të shpallur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




