Nis së shpejti puna për restaurimin e Teatrit të Kukullave

Godina historike e Teatrit të Kukullave në Tiranë, një nga vendet më të dashura për rgëtimin e fëmijëve, do t’i nënshtrohet së shpejti restaurimit.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Restaurimi do të jetë pjesë e programit EU4Culture Albania dhe zbatuar nga UNOPS.
Tërmeti i 26 nëntorit 2019 shkaktoi dëme edhe në këtë godinë monumentale. Projekti përfshin restaurimin e çatisë, muraturës dhe ruajtjen e elementëve origjinalë.
Godina e “Teatrit të Kukullave” filloi të ndërtohej nga austriakët dhe pas vitit 1925 pjesa e mbetur u përfundua prej shtetit shqiptar. Gjatë viteve 1925-1944 ka shërbyer si selia e legjislativit shqiptar dhe më pas kjo ndërtesë shërbeu si selia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar. Pas përfundimit të luftës ky objekt shërbeu edhe si Shtëpia e Pionerëve dhe më pas përfundimisht në të u vendos Teatri i Kukullave sikurse shërben edhe në ditët e sotme.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




