Nis sot mësimi plotësues

Sociale | 5 vite më parë

Ashtu si një vit më parë edhe këtë vit mësimi nisi më herët se zakonisht. Nxënsit sëbashku me prindërit iu drejtuan insitucioneve arsimore për ta nisur me një përsëritje të njohurive të marra, me qëllimin e vetëm të mos mbeten mbrapa me mësime.

Në shkollën e mesme “Andon Zako Cajupi“ orari mesimor është afishuar që në orët e para të mëngjesit. Nëpërmjet tij maturantët janë informuar për lëndet dhe orët mësimore që do të zhvillojnë gjatë kësaj periudhe. Drejtoresha e kësaj shkolle, Vojsava Kumbulla, ka sqaruar se nxënësit e klasave të 10-ta dhe të 11-ta do të zhvillojnë 6 lëndë mësimore ndërsa për maturantët është planifikuar të kryejnë vetëm 4 lëndë.

Më shumë se 300 nxënës të shkollës Çajupi kanë qënë të pranishëm sot në këtë ditë të parë të mësimit plotësues. Pritet që në ditët në vijim ky numër të rritet.

Të gjithë nxënësit që iu rikthyen shkollave u paraqitën me maska. Në shkolla u zbatua protokolli i sigurisë, ruajta e distancës fizike, si dhe dezinfektimi i duarve në hyrje të institucionit arsimor.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme