Nis sot puna në kantierin e tunelit të Llogarasë, kryeministri Rama publikon pamje

Ekonomi | 5 vite më parë

Kryeministri Edi Rama bën të ditur se sot nis puna edhe në kantierin e Tunelit të Llogarasë, një vepër strategjike për turizmin në rivierën e Jonit.“MIRËMËNGJES, dhe sot kur nisim punën në kantierin e Tunelit të Llogarasë, ju përshëndes me këtë videokartolinë, duke ju uruar të diel të qetë”, shprehet kreu i qeverisë krahas pamjeve.
Tuneli i Llogorasë me gjatësi 5.9 km do të shkurtojë kohën e udhëtimit nga 55 minuta në 7-10 minuta.
Ky tunel nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës.
Sipas llogaritjeve, duke kaluar përmes tunelit prej 5.9 km, me një shpejtësi 50-80 km/orë, do të bënte që kjo rrugë të përshkohej për 7-10 minuta.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme