Nis takimi Biden–Putin në “tokë neutrale”, Zvicra uron të kenë “një dialog të frytshëm”

Botë | 5 vite më parë

Presidenti amerikan Joe Biden dhe ai rus, Vladimir Putin po mbajnë takimin e parë ballë për ballë në një samit historik në Gjenevë të Zvicrës.

Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se në këtë takim do të kërkojë “të rivendosë parashkiueshmërinë dhe stabilitetin në marrëdhëniet SHBA-Rusi”. Në përfundim të takimit Biden do të mbajë një konferencë për mediat.

Në fillim të takimit të dy presidentët realizuan edhe foton e parë të përbashkët, ku qëndruan në këmbë para VIlës “de la Grange”, bashkë me presidentin zviceran Guy Parmelin, i cili i uroi të dy udhëheqësit që të kenë “një dialog të frytshëm”./A2


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme