Nis tërheqja e paketës së ndihmës në Shkodër, mbi 50 mijë të moshuar përfitues

Mbi 50 mijë pensionistë në Shkodër përfitojnë nga ky 4 janar paketën e ndihmës financiare. Ata menjëherë i janë drejtuar zyrave postave për t’i tërhequr, teksa e quajnë një ndihmë të mirë në këtë fillim vit.
Krahas pensionisteve paketa e ndihmës do përfitohet edhe nga kategori t tjera. Të njëjtën shifër, pra 8 mijë lekë, do ta përfitojë çdo person me aftësi të kufizuar. 8 mijë lekë shtesë do të ketë edhe për çdo familje me ndihmë ekonomike.
Ndërsa për gratë kryefamiljare me ndihmë ekonomike, Pakoja e Madhe parashikon 20 mijë lekë. Për 1 milionë qytetarë të kategorive të ndryshme qeveria ka vendosur të lëvrojë një fond prej 8 miliardë lekësh, si mbështetje për inflacionin e shkaktuar nga kriza e çmimeve. Paketa do të shpërndahet në ditët e para të janarit.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




