Nis vaksinimi kundër HPV

Vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës duket se ka nisur me këmbë të mbarë në Shqipëri.
Në qendrat shëndetësore ku ka nisur aplikimi për vajzat në moshën 13 vjeç, prindërit e informuar nuk kanë hezitime madje ka kërkesa edhe për moshën 14-15 vjeç.
Mjekët specialistë thonë se prindërve që janë dyshues u ofrohet më shumë informacion. Ndryshe nga vaksina e COVID- tek fëmijët për të cilën pati hezitime të shumta, vaksina që parandalon kancerin e qafës së mitrës po kryhet në çdo qendër shëndetësore.
Burime nga autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se ecuria qe në javët e para ka qënë e mirë.
Mjekja e qendrës shëndëtësore Nr.2 Sonila Brati thotë se prindërit e mirëinformuar e kanë kërkuar atë menjëherë dhe interes ka patur edhe për moshat 14 dhe 15 vjeç.
Ka edhe prindër hezitues që kanë më shumë pyteje pasi kanë mungesë informacioni, por me ta komunkiohet më gjatë.
Doza kundër virusit Papiloma Human do të aplikohet tek vajzat njëherësh më vaksinën tjetër të kalendarit, atë të difteri – tetanozit.
Kanceri i qafës së mitrës është kanceri i dytë më i përhapur tek gratë. Edhe pse është një sëmundje e parandalueshme nëse nuk kapet në kohë ai shkakton fatalitete.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




