Nisja e procedurave për Presidentin e ri, mblidhet në 4 Maj Konferenca e Kryetarëve

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka urdhëruar thirrjen e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve më datë 4 Maj në orën 12:30.
Kërkesa është bërë nga Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Rendi i ditës përfshin fillimin e procedurave për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit dhe përcaktimin e datës për raundin e parë të votimit për Presidentin.
Sipas urdhrit të firmosur nga Nikolla, për mbështetjen me burime njerëzore dhe logjistike për zhvillimin e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit është ngarkuar Sekretari i Përgjithshëm.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




