Nisja e vitit të ri shkollor, Policia Rrugore plan masash për menaxhimin e trafikut rrugor

Aktualitet | 2 vite më parë

Të hënën (9shtator), e cila përkon me nisjen e vitit të ri shkollor 2024-2025, Policia Rrugore do të ketë në terren 100 përqind të efektivëve. Ata do të menaxhojnë trafikun që pritet të krijohet në rrugët e qyteteve kryesore, sidomos në Tiranë.

Policia Rrugore këtë plan masash do ta zbatojë edhe me Policinë Bashkiake, ndërsa ka një apel për të gjithë prindërit, të cilët ditën e parë të procesit mësimor-edukativ do të përcjellin fëmijët e tyre për në shkolla me mjetet që disponojnë.

“I bëj thirrje drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes gjatë parkimit, apo lëvizjet pranë ambienteve të shkollës”.

Efektivët rrugorë do të qëndrojnë pranë rrugëve afër godinave arsimore gjatë gjithë procesit mësimor ndërsa për rendin dhe sigurinë do të angazhohen edhe efektivët e Rendit, ku do të zbatohet për të dytin vit radhazi edhe Paketa e Sigurisë në shkolla, një marrëveshje kjo e nënshkruar vitin e shkuar nga ministria e Brendshme dhe ajo e Arsimit dhe Sportit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme