Një ditë pas 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Rama poston foton me Kurtin

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij, Albin Kurti, janë takuar Mynih të Gjermanisë, ku kanë marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë 2023.
Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga takimi me Kurtin, por duke preferuar që të mos bëjë asnjë koment, ndërsa postimin e ka shoqëruar vetëm me flamujt e dy vendeve dhe nje zemër në mes të tyre.
Takimi i Ramës me Kurtin vjen një ditë pasi Kosova festoi 15-vjetorin e Pavarësisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




