Një i vdekur dhe disa të plagosur nga shembja e urës në Patra

Botë | 3 vite më parë

Një pjesë e një ure u shemb të dielën në Patra, qyteti i tretë më i madh i Greqisë, duke vrarë një person dhe duke plagosur tetë të tjerë.

Ekipet e shpëtimit të zjarrfikësve ishin në vendngjarje për të nxjerrë çdo person të bllokuar, tha zëdhënësi i brigadës së zjarrfikësve, Ioannis Artopoios.

Sipas raportimeve, katër nga të lënduarit janë të shtruar në gjendje të rëndë në spital, ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit është duke vazhduar. Zjarrfikësit po punojnë në vendngjarje për të lokalizuar personat e tjerë të bllokuar.

Në këtë pjesë të urës, qarkullimi u ndalua dhe u mbyll nga e enjtja, 20 korrik, për shkak të punimeve të prishjes për rikonstruksionin e nënkalimit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme