Një operacion ndryshe, zjarrfikësit e Gjirokastrës shpëtojnë një qen të bllokuar në Virua

Në Shqipëri ende mbetet e pazakontë të shohësh zjarrfikës në operacion për shpëtimin e kafshëve. Por zjarrfikësit Gjirokastrës iu përgjigjën menjëherë sinjalizimit se një qen kishte mbetur i bllokuar në pikën turistike të Viroit e ndërmorën këtë operacion të vecantë humanitar, në ujërat në një kohë me temperatura tepër të ulëta. Ndërhyrja është kryer duke hyrë në ujrat e rrëmbyeshme me anë të mjeteve të shpëtimit. Dhjetra banorë por edhe kureshtarë që kalojne pranë pikës turistike janë ndalur për të ndjekur nga afër teksa fiksonin me telefon këtë operacion të vecantë.
Pas shpëtimit qenushi Laki u transportua pranë Klinikës Veterinare Gjirokastër ku mori edhe trajtimin e nevojshëm mjekësor, e është jetë në pritje të familjes adoptuese.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




