Një prej rrugëve në New York merr emrin e Fan Nolit, Taulant Balla: Nderim i jashtëzakonshëm

Politikë | 5 vite më parë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka bërë me dije se një prej rrugëve në New York, në një nga lagjet me përqëndrimin më të madh të komunitetit shqiptaro-amerikan, ka marrë emrin e Fan Nolit. Balla e ka cilësuar si një nderim të jashtëzakonshëm që i bëhet një prej figurave tona më të rëndësishme kombëtare.

“New York/ Një rrugë, në një prej lagjeve me përqëndrimin më të madh të komunitetit shqiptaro-amerikan, Bronx, mori këtë fundjavë emrin Fan Noli. Një nderim i jashtëzakonshëm për një prej figurave tona më të rëndësishme kombëtare.

Ky aktivitet u organizua nga Mark Gjonaj, drejtues i komunitetit shqiptar dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Diasporës, dhe nga VATRA, ndërsa përshëndetën një numër drejtuesish të lartë politik të qytetit, ndërmjet të cilëve dhe Kryetari i Shumicës në Senatin Amerikan Chuck Schumer.”, shkruan Taulant Balla në rrjetin social Facebook./rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme