Një tjetër tërmet 6,3 ballë Rihter godet Kretën

Një tërmet i fortë me magnitudë 6,3 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në orën 12:24 me një epiqendër 23 kilometra në lindje të Zakros Lassithi, sipas një regjistrimi elektronik të Institutit Gjeodinamik të Athinës.
Tërmeti kishte një thellësi fokale prej 8,2 kilometrash duke u përqendruar në zonën nëndetare në juglindje të Ierapetra.
Siç u bë e ditur nga qendra e Brigadës së Zjarrfikëseve, deri më tani nuk është raportuar për dëme.
Sidoqoftë, me urdhër të gjenerallejtënantit, Stefanos Kolokouris, të gjitha forcat në Kretë janë gati të ndërhyjnë nëse dhe ku është e nevojshme.
Lëkundja sizmike u ndje veçanërisht në të gjithë ishujt e Dodekanezit dhe kryesisht në Kasos, Karpathos dhe Rodos./ANA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




