Një zjarr ka përfshirë stadiumin “Skënderbeu” në qytetin e Korçës

Flakët kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të tribunës ‘VIP’ si dhe mjediset e brendshme të këtij stadiumi.
Nga gazetarët e RTSH-së mësohet se flakët kanë përfshirë pjesën e tribunës qendrore, duke shkaktuar dëme materiale.
Ka qenë ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës ajo që ka bërë të mundur izolimin e flakëve në të gjitha ambientet e kësaj tribune dhe të dy tribunave të stadiumit.
Nuk dihet akoma nëse flakët fillimisht kanë përfshirë tribunën apo ato të ambienteve të brendshme të stadiumit
Akoma nuk dihet shkaku i zjarrit por ajo çka dihet është se nuk ka patur asnjë person brenda në stadium ndërkohë që dyshimet e para janë se zjarri mund të jetë shkaktuar në meset plastike nga temperaturat e larta.
Nuk përjashtohet mundësia e një shkëndijë elektrike brenda mjediseve të stadiumit.
Specialistet e shërbimit zjarrfikës bëjnë të ditur se zjarri ka ardhur në mjediset e jashtme të tribunës VIP, zjarr i cili mund të jetë shkaktuar nga pakujdesia e ndonjë personi që mund të ketë qenë i ulur në këto sendilje.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




