“Njerëz dhe fate” do të rinisë/ Arben Derhemi: Do jem producent i 10 serive të ardhshme

Seriali shumë i dashur për publikun shqiptar “Njerëz dhe fate” do të rikthehet në ekran me 10 seri të reja. I ftuar në emisionin e fundvitit në Televizionin Publik, Arben Derhemi, protagonist në serial, pohoi rinisjen e serialit, ndërsa dhe më herët e kishte bërë të ditur përmes një postimi në rrjete sociale.
“Unë kam hedhur dicka në rrjete sociale, dhe nësë do të nisë atë e di unë si personi që do jem dhe producent i 10 serive të ardhshme”, tha Derhemi duke nënkuptuar një PO për rinisje.
Të ftuar ishin edhe protagonistë të tjerë ku ndanë eksperiencat rreth serialit “Njerëz dhe fate”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




