Njeriu i rekordeve largohet nga Sevilja

Spanjë | 2 vite më parë

Një legjendë largohet nga Sevilja. Jesus Navas i ka komunikuar skuadrës dhe drejtuesve të klubit se do të largohet në përfundim të sezonit.

Jesús Navas do të largohet nga Sevilla me një rekord të lakmueshëm, me tetë trofe të fituar; katër UEFA Europa League, dy Kupa Mbreti, një Superkupë Evropë dhe një Superkupë Spanje.

Jesús Navas, legjenda e Seviljes largohet nga klubi i jetës së tij, duke luajtur 17 sezone, (të ndërprera nga qëndrimi i tij në Manchester City mes viteve 2013 dhe 2017). Ai thotë lamtumirë, 21 vjet më vonë nga debutimi i tij në nëntor 2003 në Montjuic, kundër RCD Espanyol, duke zëvendësuar Paco Gallardo me numrin 31 në shpinë.

Navas është njeriu i rekordeve te Sevilja: lojtar me më shumë tituj, lojtar me më shumë ndeshje, lojtar me më shumë paraqitje dhe tituj me kombëtaren spanjolle( 51 ndeshje dhe tre kampionate – Kupa e Botës, Kupa Evropiane dhe Liga e Kombeve), lojtari i vetëm evropian që ka fituar Kupën e Botës, Euro Kupën dhe Ligën e Kombeve dhe lojtari më i vjetër që ka veshur fanellën e kombëtares.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme