Njukasëlli mund Arsenalin, i bën një favor Totenhemit

Newcastle mundi Arsenalin, sukses që kënaqi si Chelsea ashtu edhe Tottenham. Blutë, edhe pse kanë një ndeshje për të rikuperuar, kanë sigurinë matematikisht zonën Champions për sezonin e ardhshëm. Nga ana tjetër Spurs e shohin këtë objektiv shumë afër: me konfirmimin e vendit të katërt sonte (dhe +2 ndaj Topçinjve), në fakt do të mjaftojë në javën e fundit edhe një barazim në fushën e Norwicht, për të luajtur në Champions League në sezonin e ardhshëm.
Në sfidën e luajtur në St. James’ Park, pas një pjese të parë pa gola, vendasit arritën të gjejnë avantazhin në minutën e 56-të, autogol i White, një shpërblim për lojën e mirë të zhvilluar në pjesën e parë. Arsenali mori goditjen përfundimtare pesë minuta para fundit të takimit. Një gjuajtje e Bruno Guimaraes dhe 2-0 në favor të Newcastle. Antonio Conte fërkon duart: pasditja e vonë e së dielës, 22 maj, do të vendosë kuptimin e një sezoni të tërë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




