Noka: SPAK-u e ndaloi Berishën pa asnjë argument, që të vijë në Kuvend për të bërë detyrën

Politikë | 3 vite më parë

Sekretari i Përgjithshëm i grupimit të ‘Rithemelimit’ në PD, Flamur Noka zhvilloi të premten pasdite një takim me kryetarët e degëve.

Në këtë mbledhje Noka komentoi edhe vendimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, SPAK, që cila rrëzoi të premten kërkesën e ish-kryeministrit, Sali Berisha, për t’i lejuar atij të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit.

“E penguan sot Sali Berishën të shkonte të bënte detyrën, të përfaqësonte në Kuvend qindra mijëra shqiptarët që i besojnë dhe votojnë Partinë Demokratike. Pa asnjë argumentim, ndalon një deputet të Kuvendit të Shqipërisë dhe një kryetar opozite, që të jetë përfaqësuesi i zgjedhësve të vet”., tha Noka.

Sipas tij, po pengohet edhe opozita reale e Shqipërisë që të marrë vendin që i takon me ligj në Komisionin e Reformës zgjedhore.

“Na penguan dhe po na pengojnë që të bëjmë detyrën për të cilën jemi dërguar në atë parlament”, tha ndër të tjera Noka.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme