“Non grata”, Berisha: S’e njoh Fation Dautin. Britanikët absurd dhe me ambasador të korruptuar, Blinken asnjë fakt kundër meje

Politikë | 4 vite më parë

Sali Berisha, në emisionin “Pa Censurë” në RTSH, ka sulmuar ashpër ambasadoren amerikane dhe atë britanik, për shkak të shpalljes së tij si “non grata”. Sipas Berishës, Departamenti i Shtetit, Antoni Blinken nuk ka nxjerrë dot një fakt të vetëm kundër tij, ndërsa ambasadori britanik është një person i korruptuar.  

“Ka një vit e gjysëm që ambasadorja ka ndërmarrë me dhjetëra sulme publike në shkelje flagrante të Konventës së Vienës ndaj meje apo ndaj mbështetsve të mi, por nuk ka qenë e aftë të sjellë asnjë fakt të vetëm. Britanikët pranuan për hir të këtij kodi të nxjerrin absurditetet e tyre. Më akuzojnë për lidhje me organizuata kriminale për një njeri që unë nuk e kam takuar kurrë, nuk e kam njohur kurrë. Ambasadori britanik këtu, Allistar Kingsmith, në mënyrën më korruptive, i’a paraqet këtë qeverisë së tij si argument të lidhjes sime me të. Do të thotë se ky ambasador është verbërisht i korruptuar dhe asgjë tjetër.”- deklaroi Berisha.

Elona Meço: Po, por problemi i tyre është 9 shtatori, pra vendimi për largimin tuaj nga grupi parlamentar për shkak të shpalljes “non grata”.

Sali Berisha: Atëherë ndahemi në një themel. Ata të cilët besojnë gënjeshtrën për të vërtetë, ata të cilët delegojnë ndërgjegjen e tyre, ata përbëjnë një fatkeqësi njerëzore. Ata që ndjekin Sali Berishën nuk pranojnë gënjeshtrën për të vërtetë dhe nuk pranojnë delegimin e ndërgjegjes së tyre. Ata që bëjnë një akt të tillë vënë në diskutim e meritojnë apo jo lirinë.

Elona Meço: Po ndoshta ata e besojnë këtë?

Sali Berisha: Po nëse duan të besojnë fallcitetin, janë fatkëqinj. Ka një vit e gjysëm që në mënyrë absolute, Departamenti i Shtetit, Antoni Blinken nuk ka nxjerrë dot një fakt të vetëm. Ka një vit e gjysëm që ambasadorja ka ndërmarrë me dhjetëra sulme publike në shkelje flagrante të Konventës së Vienës ndaj meje apo ndaj mbështetsve të mi, por nuk ka qenë e aftë të sjellë asnjë fakt të vetëm. Të paktën britanikët pranuan për hir të këtij kodi të nxjerrin absurditetet e tyre. Më akuzojnë për lidhje me organizuata kriminale për një njeri që unë nuk e kam takuar kurrë, nuk e kam njohur kurrë. Ambasadori britanik këtu, Allistar Kingsmith në mënyrën më korruptive, i’a paraqet këtë qeverisë së tij si argument të lidhjes sime me të.

Elona Meço: Pse thoni korruptive? E ka korruptuar qeveria?

Sali Berisha: Një njeri normal këtë nuk mund ta bëjë kurrë. Fatjon Dautin e dëgjova për herë të parë në jetë atë ditë kur shkelmoi derën në PD. Sigurisht në mënyë korruptive, sepse  është një burokrat i korruptuar, politikisht apo në mënyra të tjera nuk e di, por duhet të dijë ai që po të studiojë në arkivën e tij, Sali Berisha, në raport me krimin e organizuar, ka patur një luftë të suksesshme të qeverisë ndaj krimit të organizuar në Britaninë e Madhe, falë bashkëpunimit të autoriteteve shqiptare. Për këto, Sali Berisha është falenderuar, këtu ka ardhur ish drejtori i Përgjithshëm i SOCA. Nëse nuk të verbon sytë korrupsioni politik apo tjetri dhe merr vetë të dhënat statistikore të denoncimit të krimit të organizuar, Sali Berisha gjatë viteve në opozitë, është njeriu që ka denoncuar organizatat kriminale në 4 anët e vendit dhe jashtë më shumë se të gjithë politikanët shqiptarë të marrë së bashku. Të pretendosh se paskam bashkëpunim me organizatat kriminale pse në një gjullurdi një njeri vjen dhe thyen derën, duhet të jesh asgjë më shumë, asgjë më pak, sesa një burokrat i korruptuar fund e krye. Kam besim të plotë tek drejtësia e Mbretërisë së Bashkuara. Pra, ka një vit e gjysëm që zonja Yuri Kim thotë “fakte kemi, por nuk mund t’i themi” se nuk i thotë pasi nuk ka. Po të thonë, do të turpërohen se të gjitha janë gatuar në kuzhinën  e George Soros, kësaj monstre të lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, këtij armiku të kombit shqiptar dhe ndaj nuk dalin. Kurse Britania  e Madhe është një vend me procedurë shumë më transparente, pasi ka të përcaktuar edhe rrugën që duhet të ndiqet kundër vendimit.

Elona Meço: Po e ndiqni këtë rrugë?

Sali Berisha: Po sigurisht, po e ndjek, pa diksutim.

Elona Meço: Deri në ç’pikë jeni?

Sali Berisha: Në proces është ajo.

Elona Meço: Keni depozituar diçka?

Sali Berisha:  Më ka shërbyer shumë kjo, sepse doli që organizata kriminale me të cilin unë jam i lidhur, është Fatjon Dauti.

Elona Meço: Keni pajtuar një avokat në Britani?

Sali Berisha: Është histori tjetër. Por të qendrojmë këtu. A mundet një ambasador të marrë këtë njeri dhe ta paraqesë siç e bëri?! Do të thotë se ky ambasador është verbërisht i korruptuar dhe asgjë tjetër.

Elona Meço: A prisni që ndonje vend tjetër i BE-së të ndërmarrë një hap të ngjashëm?

Sali Berisha: Absolutisht jo! Fare. Këtë hap e bëri Britania e Madhe, por ajo është sërish shtet ligjor, funksionon. Tregoi se jam dizenjuar për lidhjet me krimin, për shkak të derës së ka thyer, por kjo është një tallje  e madhe për shqiptarët. Kurrë një kombi nuk mund t’i bësh një gjë të tillë. Te pretendosh se një njeri që anëtarësoi vendin në NATO me luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duhet të mendohesh nirë, por kur të verbon korrupsioni, politk apo monetar po tjetër, i lejon  vetes gjëra të tilla.

/rtsh.al/

 

 

 

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme