“Non grata”, edhe BE si SHBA

Politikë | 5 vite më parë

Bashkimi Europian mund të procedojë si Shtetet e Bashkuara me politikat e Non grata. Referuar tensioneve në rajon dhe specifikisht Bosnjë Hercegovinës, mediat kroate kanë publikuar sipas burimeve të tyre diplomatike se një raport i Përfaqësuesit të Lartë Christian Schmidt  i referohet në radhë të parë Milorad Dodik, por edhe të gjithë atyre individëve dhe kompanive që mbështesin financiarisht ose kryejnë politika destruktive. Duke cituar edhe të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Escobar para largimit nga Bosnjë Hercegovina, mediat lidhin një ndërveprim SHBA – BE me përshkallëzim sanksionet për individët, por edhe për kompanitë. Referuar axhendës europiane, mediat kroate citojnë takimin në nivel ambasadorësh të mbajtur në Bruksel të martën, ku diskutimi është nëse Gjermania ka propozuar sanksione specifike apo sapo ka nisur bisedimet për sanksione si opsion. Të njëjtat media nuk përjashtojnë gjasat e një ndërmarrjeje të tillë nga vendet e BE-së, pasi sanksionet të ndërmerren nga Shtetet e Bashkuara të ndjekura nga Britania e madhe. Pritmëritë lidhen me diskuimin e kësaj teme dhe gjithaë situatës në Ballkanin perëndimor në takiin e Ministrave të jashtëm më 15 nëntor. Të njëjtat burime i citojnë gjithnjë e më të mundshme sanksionet duke pasur parasysh retorikën dhe lëvizjet politike të Milorad Dodik, i cili, megjithë paralajmërimet amerikane dhe evropiane, qendron në kursin e tij. Ministri i jashtëm kroat Gordan Grilic Radman, tha në tetor se situata në Evropën Juglindore, në Ballkanin Perëndimor po përkeqësohet dhe ne duhet ta diskutojmë dhe të ndajmë përgjigjen tonë në detaje në Këshillin e nëntorit të ardhshëm.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme