“Non-grata” nga SHBA dhe Britania/ Berisha: Alastair King Smith ka mashtruar qeverinë e tij, Kim dhe Escobar s’kanë fakte

Kryetari i Partisë Demokratike zgjedhur nga procesi i Rithemelimit, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në bashkëbisedimin me gazetarët, është ndalur te vendimet e SHBA dhe Britania e Madhe për shpalljen e tij “non grata”.
Berisha ka sulmuar ashpër ambasadoren e SHBA Yuri Kim dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Alastair King Smith. Për ambasadorin britanik, kreu demokrat u shpreh se ka dezinformuar shqiptarët dhe ka turpëruar çdo qenie njerëzore. Sa i përket ambasadores amerikane, Berisha thekson se nuk ka asnjë fakt, ndërsa shton se vendimi i SHBA bazohet në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe George Soros.
“Masa ndaj meje janë marrë me këtë praktikë, është përdorur korrupsioni për të luftuar atë që denoncon dhe lufton më shumë korrupsionin në vend. Për fat të mirë, nëse guvernatorja Kim, kalonte nga një takim në një tjetër duke u thënë bashkëbiseduesve se fakte kemi po s’i themi. Dhe eprori i saj Escobar erdhi këtu te Sokol Balla dhe tha kemi fakte dhe do i sjellim. Pas disa muajsh me valët e zërit të Amerikës u bëri thirrje të gjejnë fakte. Nuk kanë asnjë fakt. U faktua 100% ajo që un i kam shkruar që ditën e parë Antony Blinken se ky vendim bazohet në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe George Soros. Kjo është e vërteta. Së dyti, Alastair King Smith ka mashtruar qeverinë e tij mbi bazën e korrupsionit, por fatmirësisht Britania e Madhe është transparente.
Dhe autoritetet britanike nuk pranojnë të thonë fakte kemi po s’i themi. Jo. Kanë kanal zyrtar, ligjor për të ndjekur çështjen. Unë i kam gjetur dhe unë do ua bëj shqiptarëve të gjitha publike në momentin e duhur. Dhe shqiptarët do shohin se çfarë dezinformimi të ulët ka bërë ambasadori Alastair King Smith qeverisë së tij. Unë nuk luftoj për vetën time, por për shqiptarët. Ambasadorët janë ekselenca për difinicion, njerëz që punojnë për ndërtim urash bashkëpunimi dhe informacion të vendeve të tyre, për të vërtetat. Atë çfarë ka mashtruar Alastair King Smith qeverinë e tij, ajo turpëron çdo qenie njerëzore. Unë do ua bëj të ditur shqiptarëve. Unë po bëj një betejë, në të cilën mund të them nuk do ndihem jo komod, se në fund të fundit, mu dha, mu krijua motivi për të mbrojtur vendin tim dhe kombin tim”, tha Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




