Noti, të tjera rekorde botërore

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Një rekord bote i thyer, por jo vetëm. Sepse dita e katërt e garave të notit në Kampionatin Botëror të Sporteve Ujore në Fukuoka ka dhënë dhe rekord të ri botëror për të reja, rekord të ri për Oqeaninë, apo dhe Europën.

Këto kanë qenë karakteristikat e pesë finaleve të ditës, ndërsa në 200 metra delfin për femra, Mekintosh e Kanadasë me kohën 2’04”06 ka vendosur një rekord të ri botëror për të reja. Pas kanadezes Dekers e Australisë dhe Smith e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sakaq 100 metra stil i lirë për meshkuj është dominuar nga Shalmers i Australisë, që ka zënë vendin e parë me kohën 47”15, ndërsa ka lënë nga pas Aleksin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gruset të Francës.

Mekkeoun e Australië në 50 metra shpinë për femra me kohën 27”08 do të vendoste një rekord të ri për kontinentin e Oqeanisë. Në vendin e dytë amerikania Smith dhe në të tretin britanikja Koks.

Rekordi i ri europian do të vinte në 200 metra katërnotim për meshkuj nga Marshand i Francës me kohën 1’54”82. Pas tij britanikët Skot e Din. E rekordi i botës ka ardhur në 4×200 metra e përzier për femra, ku Australia ka fiksuar kohën e re 7’37”50, ndërsa nga pas ka lënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kinën. Botërori i Sporteve Ujore në Fukuoka përfundon më 30 korrik.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme