“Nuk e meritonte!” Berisha kërkon falje për mbështetjen e Bashës

Politikë | 5 vite më parë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar ndjesë publike për mbështetjen e dhënë ndaj kreut të PD Lulzim Basha, duke thënë se ai nuk e ka merituar. Duke folur me përkrahësit e tij në Sarandë Berisha tha se në vitin 2017 i kishte kërkuar Bashës të largohej, por ai ka kundërshtuar. “Kërkoj ndjesë për mbështetjen që i kam dhënë një njeriu që nuk e meritoi. Pas 23 vitesh në politikë, mendova që duhet të hap krahun dhe një gjeneratë tjetër duhet të çojë Shqipërinë para. Nga njëra anë them se hapja e krahut nuk ishte e gabuar, por nga ana tjetër, personi që u zgjodh nuk e meritoi mbështetjen. Në vitin 2017 i kërkova të jepte dorëheqjen, por ai mu përgjigj me jo”, tha Berisha.
Ish kreu i PD Berisha tha se vetëm të bashkuar dhe të hapur mund të arrijnë të përmbushin edhe qëllimin për të cilin është krijuar Partia Demokratike.Ai u sugjeroi mbështetësve të tij në Sarandë të takohen me deputeten për t’i treguar asaj të gjitha firmat e demokratëve të Sarandës: “Deputeti nuk është as i Lulzim Bashës as i Sali Berishës, është i qytetarëve. Të bashkuar të fortë dhe të hapur, kështu PD mund të përmbushë misionin e saj”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme