Nuk siguroi shumicën në zgjedhjet e përgjithshme, kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen jep dorëheqjen

Botë | 7 muaj më parë

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen i ka paraqitur dorëheqjen e qeverisë së saj mbretit, pasi koalicioni i saj trepartiak pësoi një humbje të madhe në zgjedhjet e përgjithshme, tha Pallati Mbretëror në një deklaratë.

Vendimi vjen pas rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të së martës e cila nuk ka arritur shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë.

Partia Social Demokratike e Frederiksen pati zgjedhjet e saj më të këqija që nga viti 1903 të martën, duke fituar vetëm 38 vende në parlamentin me 179 vende – nga 50 katër vjet më parë – mes shqetësimeve të votuesve për imigracionin, një krizë të kostos së jetesës dhe mirëqenien.

Blloku i saj i krahut të majtë fitoi 84 vende në parlament, kundrejt 77 vendeve për partitë me prirje të djathta, me të dyja palët që nuk arritën të siguronin 90 vendet e nevojshme për shumicën.

Frederiksen pritet të mbetet në detyrë si kujdestare derisa të formohet një administratë e re.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme