Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

Aktualitet | 8 muaj më parë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar që ish-zv.kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, të dënohet me një gjobë prej 700 mijë lekësh, për veprën penale të pengimit të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore.

Sipas prokurores Dorina Bejko, pavarësisht se kishte një vendim për pezullimin e shkarkimit të Mark Mollës, Spahia e ka anashkaluar këtë vendim dhe ka emëruar një tjetër person në vend të tij.

SPAK ka sekuestruar dokumentet dhe vendimmarrjet e Bashkisë Shkodër, ku nga dëshmitë ka rezultuar se janë kryer shkelje.

Seanca e radhës për këtë çështje është caktuar për 19 mars.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme