Nurellari: Rama-Kurti në Vlorë, një hipokrizi. Këto 10 vite, të dëmshme në raportin Tiranë-Prishtinë

“Hipokrizi” e ka konsideruar politologu Adri Nurellari shtrëngimin e duarve mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut Albin Kurti në Vlorë, ku ishin në kuadër të 111-vjetorit të Pavarësisë.
Në studion e emisionit “3D” në RTSH, Nurellari u shpreh se realiteti i marrëdhënieve mes dy vendeve është tërësisht i ndryshëm, teksa deklaroi se raporti Tiranë-Prishtinë ka qenë jo i mirë në 10 vitet e fundit.
“Ka një dispropocion të thellë me jetën e përditshme dhe duket si farsë, ky parakalim alla 1-Maji, me këtë lloj demonstrimi, ndërkohë që ne kemi dy qeveri që janë majë-majë për ego personale të dy kryeministrave si Tirana dhe Prishtina. Është një raport thelbësorë për interesin kombëtar dhe do të duhet që më sforco në të tilla ditë me u takuar sepse zakonisht nuk bashkëpunojnë dhe kemi një 10-vjeçar të dëmshëm të raporti Tiranë-Prishtinë, sepse nuk bëhet fjalë vetëm për Kurtin. Kjo duket një hipokrizi”, u shpreh ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




