Odoi dhe Grenud refuzojnë Anglinë

Gareth Southgate ka dalë në mbrojtje të dy lojtarëve, Greenwood dhe Odoi, të cilët refuzuan të shkojnë në kombëtaren e Anglisë. Trajneri i Tre Luanëve, i cili e ka larguar tashmë Jadon Sancho nga skuadra që ai drejton, tregoi se sulmuesi i Manchester United, Greenwood, pas bisedimeve me familjen e tij, deklaroi se ai nuk është gati për një aktivizim në kombëtaren A të Anglisë. Ndërsa për Odoin çështja është ndryshe. Sulmuesi i Chelsea nuk ka pranuar të luajë me Kombëtaren U-21 të Anglisë, ndërsa ka luajtur 3 ndeshje me kombëtaren A.
Ndaj këtë problem duhet ta zgjidhë Federata Angleze e Futbollit. Bellingham dhe Greenwood u lanë jashtë skuadrës për ndeshjet e muajit të kaluar pas diskutimeve me familjet e lojtarëve. Por Southgate këmbënguli se nuk është rasti që Greenwood dhe Bellingham të detyrohen të luajnë për Anglinë. “Nëse ata do ta zgjidhin problemin brenda familjeve të tyre, pas disa muajsh, atëherë ata do të konsiderohen në përzgjedhjen tonë,” tha Sauthgate.
Trajneri është i bindur se Greenwood dëshiron një karrierë ndërkombëtare me Anglinë, pavarësisht faktit se 20-vjeçari nuk është përzgjedhur fare këtë sezon pasi u tërhoq nga skuadra e Euro 2020 verën e kaluar për shkak të një dëmtimi. Ai tha: “Në shtator, John McDermott (Drejtori teknik i FA) dhe unë shkuam në United. Biseduam me Mason dhe familjen e tij dhe ramë dakord që ta merrnim lojtarin deri vitin e ardhshëm. Greenwood është mjaft i ri dhe ka kohë që të vijë në kombëtaren e madhe, kur ai të jetë gati edhe psikologjikisht” – tha trajneri i Anglisë.
“Lojtari dëshiron të luajë për Anglinë, ai e ka të qartë këtë”. Vlerësimi i tij për situatën e Odoit ishte më pak inkurajues, pasi ylli 20-vjeçar i Chelsea nuk donte të luante për U-21. “Unë mendoj se ai ka një shans më të mirë për të na impresionuar edhe nëse luan me U 21”, – tha trajneri i Anglisë. Sancho dhe Jesse Lingard ishin dy lojtarët që nuk i thirrën nga Sauthgate për dy ndeshjet e radhës.
Sancho nuk ka luajtur aq sa duhet që kur iu bashkua Manchester United në verë dhe Southgate për kët futbollist tha: “Ne mund dhe duhet t’i mbështesim lojtarët e rinj, por nuk mund ta bëjmë këtë përgjithmonë. “Ka një moment që duhet thënë se ne do të marrim në kombëtare ata lojtarë që luajnë rregullisht. Nuk ka kuptim të mbajmë futbollistë të cilët nuk mund t’i aktivizojmë në lojë. Ai ka një sfidë për momentin, por jam i sigurt se do të jetë për një kohë të shkurtër. Ai do të jetë në gjendje të kthehet”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




