OKB: 4600 civilë të vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës

Të paktën 4,597 civilë kanë vdekur në Ukrainë që nga 24 shkurti, dita e fillimit të pushtimit rus, raporton la repubblica.
Sipas shifrave të lëshura nga Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, të përditësuara në mesnatën e 20 qershorit, të paktën 1,186 gra dhe 313 fëmijë janë në mesin e afro 4,600 viktimave.
Të paktën 5,711 civilë u plagosën, duke përfshirë të paktën 810 gra dhe 471 fëmijë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




