OKB: Bota do të përballet shumë shpejt me një krizë botërore të ujit

Një raport i Kombeve të Bashkuara ka paraljmëruar për një krizë botërore të ujit si dhe për rrezikun e mungesës së tij për shkak të mbi konsumimit dhe ndryshimeve klimatike.
Bota është duke udhëtuar në mënyrë të verbër drejt një rruge të rrezikshme të një mbikonsumimi dhe mbizhvillimi shterues, shkruhet në raport, i cili u publikua para mbajtjes së samitit të OKB-së për ujin, i pari në këtë fushë që nga viti 1977.
Mijëra delegatë mblidhen në Nju Jork për aktivitetin tre ditor që fillon këtë të mërkurë. Në raport vihet në dukje se pamjaftueshëmria e ujit po bëhet endemike për shkak të mbikonsumit dhe ndotjes, ndërsa ngrohja globale do të rrisë akoma më shumë mungesën e ujit si në zonat të cilat njihet se kanë burime të bollshme uji dhe në ato që vuajnë tashmë mungesën e tij.
Richard Connor, autori kryesor i raportit thotë se 10 përqind e popullatës së globit aktualisht jetojnë në zona ku uji është në nivele të pamjaftueshme. 3.5 miliardë njerëz jetjojnë me stresinin e mungesës së ujit të paktën një muaj në vit, thuhet në raport. Pasiguritë në lidhje me furnizimin botëror me ujë po rriten. Nëse nuk i japim zgjidhje kësaj situate, do të ketë një krizë botërore, u shpreh Konor.
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




