OKB: Çmimet e ushqimeve rriten për herë të parë pas një viti

Agjencia për ushqim e Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur se çmimet e ushqimeve janë rritur për herë të parë brenda një viti.
Megjithatë, sipas OKB-së, çmimet janë 20 për qind më të ulëta krahasuar me muajin mars të vitit 2022, kohë kur u shënua rritja e çmimeve në shifra rekord, pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.
Indeksi i çmimeve të Organizatës për Ushqim dhe Agrikulturë (FAO), muajin e kaluar ishte mesatarisht 127.2 pikë krahasuar me 126.5 pikë në mars.
Sipas agjencisë për ushqimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, rritja e çmimeve në muajin prill është për shkak të rritjes së çmimeve të sheqerit, mishit dhe orizit, që kompensuan rënien e çmimeve të drithërave, bulmetit dhe vajit ushqimor.
“Teksa ekonomitë rimëkëmben nga ngadalësimi i rritjes ekonomike, kërkesat do të rriten, duke rritur presionin edhe ndaj çmimeve të ushqimeve”, the ekonomisti në FAO, Maximo Teroro.
Rritja e çmimit të sheqerit, që në mars arriti në 17.6 për qind, ishte rritja më e madhe e regjistruar që nga vitit 2011. FAO tha se rritja e çmimit të këtij produkti lidhet me furnizimet e pakta për shkak të rënies së prodhimit në Indi dhe Kinë.
“Rritja e çmimeve të orizit është mjaft shqetësuese dhe është thelbësore që nisma e Detit të Zi të ripërtërihet, për të shmangur edhe një rritje tjetër të çmimeve të grurit dhe elbit”, tha Torero.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



