OKB dënon djegien e Kuranit

Këshilli i Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut dënoi sulmet e fundit ndaj Kuranit, pavarësisht se disa shtete perëndimore votuan kundër projekt-rezolutës.
Ajo u paraqit nga Pakistani në emër të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC), organizatës ndërqeveritare 57-anëtarëshe prej të cilëve 48 janë vende me shumicë myslimane.
Projekt-rezoluta për të cilën 28 shtete votuan pro, 12 kundër dhe shtatë abstenuan bëri thirrje për dënimin e sulmeve që vënë në shënjestër Kuranin duke i përshkruar ato si “akte të urrejtjes fetare”.
Pavarësisht dënimit të diskreditimit të librit të shenjtë të Islamit, votimi në këtë këshill nuk solli unitet, pasi shtete nga Europa dhe Amerika thanë se duhet më shumë punë që rezolutë të jetë më e fortë, përmes një vendimi unanim.
Ambasadorja e SHBA-së, Michele Taylor, kërkoi që të arrihet konsensus për rezolutën. “Më vjen keq që Këshilli nuk arriti të kishte zë të unifikuar në dënimin e atyre që të gjithë pajtohemi se janë akte të urrejtjes ndaj myslimanëve dhe në të njëjtën kohë të respektohet edhe liria e shprehjes”-tha ajo.
Rezoluta erdhi pasi person grisi dhe më pas dogji Kuranin para xhamisë qendrore të Stokholmit. Ai kishte leje që të protestointe nga autoritetet suedeze, që përkoi me ditën e parë të Festës së Kurban Bajramit.
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




