OKB: Mbi 5 milion persona janë larguar nga Ukraina

Botë | 5 vite më parë

Më shumë se 5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës për t’i shpëtuar agresionit rus, sipas një vlerësimi të OKB-së, shkruan BBC.

Sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, rreth 5,133,747 ukrainas janë larguar nga vendi që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt. Vetëm gjatë ditës së sotme janë larguar nga Ukraina 48,387  persona më shumë se të enjten.

Gratë dhe fëmijët përbëjnë 90% të atyre që janë larguar nga vendi. Janë të shumtë vendet që kanë strehuar ukrainasit por shumica janë zhvendosur në Poloni.

Gati 6 në 10 persona që janë larguar nga vendi janë strehuar në Poloni.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme