OKB – Merkel refuzon ofertën e Guterres për këshilltare

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel ka refuzuar një ofertë pune nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.
Merkel falënderoi ofertën e kreut të OKB, por i bëri të ditur se ”nuk do ta pranonte ofertën”.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres i kishte ofruar ish-kancelares gjermane, Angela Merkel një post këshilltareje në OKB.
Sipas burimeve të OKB-së, Guterres i kërkoi Merkelit të kryesojë një komitet këshillues të udhëhequr nga ish-krerë shtetesh dhe qeverish.
”Paneli duhet të identifikojë të mirat publike globale dhe fusha të tjera me interes të përbashkët, ku përmirësimet e qeverisjes janë më të nevojshme, si dhe të propozojë opsione se si mund të arrihet kjo”, deklaruan burime pranë OKB-së.
Shtresa e ozonit është një shembull i një të mire publike globale dhe termi mund të aplikohet gjithashtu për rregulloret e zbatueshme ndërkombëtarisht si për sigurinë e fluturimeve ashtu edhe për tregtinë globale.
Guterres thuhet se ia bëri ofertën direkt ish-kancelares Merkel.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




