OKB: Numri i civilëve të vrarë në Ukrainë është “shumë më i lartë” se shifrat zyrtare!

Numri i civilëve të vrarë në Ukrainë është ‘shumë më i lartë’ se shifrat zyrtare, tha kreu i misionit të OKB-së për monitorimin e të drejtave të njeriut në vend raporton The Guardian.
Numri zyrtar i OKB-së për të vdekur civilë në Ukrainë është 3,381, si dhe 3,680 të plagosur. Kur u pyet për numrin e vdekjeve dhe të plagosurve, Matilda Bogner u tha gazetarëve:
“Ne kemi punuar në vlerësime, por gjithçka që mund të them për momentin është se janë mijëra më të larta se numrat që ju kemi dhënë aktualisht.”
Ekipi i OKB-së, i cili përfshin 55 vëzhgues në Ukrainë, tha se shumica e vdekjeve janë shkaktuar nga armët shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, të tilla si sulmet raketore dhe ajrore.
Bogner shtoi: “Vrima e zezë e madhe është me të vërtetë Mariupol, ku ka qenë e vështirë për ne të aksesojmë plotësisht dhe të marrim informacione plotësisht të vërtetuara”.
Ajo tha se ekipi i saj po hetonte gjithashtu “pretendime të besueshme” për torturë, keqtrajtim dhe ekzekutime nga forcat ukrainase kundër forcave pushtuese ruse dhe grupeve të armatosura të lidhura me to.
Për sa i përket shkallës së shkeljeve nga forcat ukrainase, ndërkohë që shkalla është dukshëm më e lartë në anën e akuzave kundër forcave ruse, ne po dokumentojmë gjithashtu shkelje nga forcat ukrainase.” tha Matilda Bogner zyrtare e OKB
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




