OKB paralajmëron një krizë të re refugjatësh afganë

Botë | 5 vite më parë

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Refugjatët, Filippo Grandi tha se numri i njerëzve që përpiqen të largohen nga Afganistani është rritur ndjeshëm në javët e fundit. Në informimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Afganistan, Grandi vuri në dukje se situata mund të shkaktojë një krizë të re refugjatësh. Pasi deklaroi se 23 milionë njerëz në Afganistan jetojnë në nivele ekstreme të urisë dhe përballen me vështirësi në qasjen e tyre në strehim, ujë të pijshëm dhe shërbime shëndetësore, ai shtoi se 3,5 milionë njerëz pritet të zhvendosen për shkak të konflikteve. “Në javët e fundit kemi konstatuar një rritje të numrit të afganëve që përpiqen të largohen nga vendi. Ne besojmë se një ‘bum’ më i thellë dhe më i madh në shtet dhe ekonomi do të shkaktonte një arrati shumë më të madhe drejt vendeve fqinje dhe madje edhe më gjerë”. Duke theksuar se ekonomia afgane nuk mund të shpëtohet me ndihma humanitare, Grandi tha: “Përparimi i ngadalshëm në këtë çështje themelore në Afganistan është shumë i rrezikshëm”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme