OKB: Shtresa e Ozonit po ripërtërihet ngadalë, vrima do riparohet deri në vitin 2066

Botë | 4 vite më parë

Shtresa mbrojtëse e ozonit e Tokës po ripërtërihet ngadalë, por dukshëm me një ritëm që do të rregullonte plotësisht vrimën mbi Antarktidë në rreth 43 vjet, thotë një raport i ri i Kombeve të Bashkuara.

Një vlerësim shkencor zbuloi rimëkëmbjen në progres pas 35 viteve nga momneti që ajo u shfaq dhe bota  ra dakord të ndalonte prodhimin e kimikateve që godasin shtresën e ozonit në atmosferën e Tokës që mbron planetin nga rrezatimi i dëmshëm.

“Në stratosferën e sipërme dhe në vrimën e ozonit ne shohim se gjërat po përmirësohen,” tha Paul Neëman, bashkë-kryetar i vlerësimit shkencor.

Përparimi është i ngadalshëm, ndërsa sasia mesatare globale e ozonit 30 kilometra e lartë në atmosferë nuk do të kthehet në nivelet para hollimit të vitit 1980 deri në vitin 2040, thuhet në raport.

Në Arktik shtresa e Ozonit nuk do të kthehet në normalitet deri në 2045, ndërsa në Antarktidë ku ëhstë dhe problemi kryesorë, shtresa pritet të rregullohet deri në vitin 2066.

Shkencëtarët dhe mbrojtësit e mjedisit në të gjithë botën kanë përshëndetur prej kohësh përpjekjet për të mbyllur vrimën e ozonit.

“Suksesi ynë në heqjen graduale të kimikateve që shkaktojnë vrimën e Ozonin na tregon se çfarë mund dhe duhet të bëhet si një çështje urgjente për t’u larguar nga lëndët djegëse fosile, për të reduktuar gazrat serrë dhe për të kufizuar rritjen e temperaturës,” Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore Meteorologjike.

Shenjat e shërimit u raportuan katër vjet më parë, por ishin të lehta dhe më paraprake. Sot rikuperimi i shtresës së Ozonit është më e madhe.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme