“Old Trafford” hesht, është Liverpool-i

Angli | 2 vite më parë

“Old Trafford” hesht, Liverpool e bën gjithçka të thjeshtë duke rrëmbyer një fitore 3-0 përballë Manchester United. Në javën e tretë të Premier League, në ndeshjen më të rëndësishme, të besuarit e Arne Slot kanë arritur një fitore 3-0. Pas golit të anuluar me VAR të Alexander-Arnold, Diazme dopietën e tij(35’ dhe 42’) bëri që pjesa e parë të mbyllej me avantazhin e dyfishtë të ‘Reds’. Në pjesën e dytë ka kohë dhe për golin e Salah 56’ që firmosi rezultatin përfundimtarë 3-0.

Chelsea ndalon papritur kundër Crystal Palace: vetëm 1-1 pavarësisht epërsisë fillestare të shënuar nga Nicolas Jackson, por Eze bën një surprizë në pjesa e dytë për rezultat 1-1. Ndërkohë, në St’James Park, ditën e kthimit të Sandro Tonalit nga skualifikimi, Neëcastle mundi 2-1 Tottenham-in falë golit vendimtar të Isak të shënuar në minutën e 78-të.

Tri pikë me peshë të madhe për Magpies që janë kështu vetëm dy pikë prapa Manchester City-t, ndërsa Blutë dhe Spurs, nga ana tjetër, janë mbërthyer në 4 pikë.

Premier League

E shtunë, 31 gusht

Arsenal – Brighton 1-1

Brentford – Southampton 3-1

Everton – Bournemouth 2-3

Ipsëich – Fulham 1-1

Leicester – Aston Villa 1-2

Nottingham Forest – Wolverhampton 1-1

West Ham – Manchester City 1-3

E diel, 1 shtator

Chelsea – Crystal Palace 1-1

Neëcastle – Tottenham 2-1

Manchester United – Liverpool 0-3


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme