Olimpiada “Paris 2024”, Pavarësisht çmimeve të larta, ka rekord

Sporte të tjera | 4 vite më parë

Edhe pse duhet ende më shumë se një vit deri në nisjen e Lojërave Olimpike “Paris 2024”, organizatorët e kësaj olimpiade kanë hedhur në treg një pjesë të biletave.

“Është shumë e rëndësishme që olimpiada “Paris 2024” të maksimizojë të ardhurat e gjeneruara nga biletat”, tha presidenti i Paris 2024, Toni Estanget, në lidhje me çmimin e biletave të Lojërave Olimpike të diskutuar më herët në një konferencë shtypi.

Kjo vjen pas disa javësh tensionesh mbi çmimet e biletave, të cilat sipas sondazheve kanë rezultuar shumë të shtrenjta dhe të paarritshme nga publiku. Për këtë çështje në media u shkruajt se është rritur zhgënjimi publik me organizatorët.

Por me përfundimin e fazës së parë të shitjes së biletave, presidenti i Paris 2024 thotë se është “vërtet i kënaqur” me mënyrën se si shkuan shitjet, me 3.25 milionë bileta të shitura, “një rekord në Francë”, duke përfshirë “400,000 bileta me një çmim prej 24 euro” – tha ai. B.K.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme