Olise ngrin Manchester United, 1-1 me Crystal Palace

Angli | 4 vite më parë

Manchester United dominoi deri në minutën e fundit, por mori vetëm një barazim 1-1 ndaj Crystal Palace, i cili befasoi formacionin e Ten Hag në minutat e fundit. Presion i madh nga Djajtë e Kuq në fillim të ndeshjes, por që nuk mundën të gjenin golin e hapjes. Provon edhe Shaë në minutën e 16-të, por topi shkon jashtë. Pak më vonë Antoni tenton të befasojë Guaita-n, por goditja e brazilianit humbet objektivin.

Crystal Palace dukej se shikonte i pafuqishëm monologun e miqve, por në minutën e 40-të de Gea u desh të kapërcejë tentativën e Edouard, me topin që goditi edhe traversën. Në minutën e 44-të Bruno Fernandes realizoi me asistim e Eriksen, si një penallti në lëvizje për portugezin.

Fillimit të  pjesës së dytë i munguan emocionet, por ndeshja u ndez sërish në minutën e 70-të, kur arbitri i mohoi United një penallti. Pas kësaj, Crystal Palace filloi të rritet me Guehi, por goditja e tij në minutën e 75-të e gjeti sërish të vëmendshëm portierin spanjoll.

Në minutën e 80-të vjen një notë negative për Djajtë e Kuq, me Casemiro, i cili ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Zahas: ish-lojtari i Real Madridit do të mungojë në ndeshjen vendimtare të së dielës kundër Arsenalit.

Në minutën e 91-të arrin befasia e plotë për Ten Hag: ndëshkim mjeshtëror nga Olise, një top që përplaset në traversë dhe futet në rrjetë.

Selhurst Park shpërthen dhe detyrojnë Djajtë e Kuq të pajrohen me barazimin, të cilët nuk arrijnë të kalojnë Manchester City dhe shkojnë vetëm në 39 pikë, duke u barazuar me skuadrën e Guardiolës. Kjo është një pikë e rëndë për skuadrën e Patrick Vieira, e cila ngjitet në 23 pikë, -2 nga Aston Villa në vendin e njëmbëdhjetë.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme