“Open Balkan”, Rama: Sot është një moment kyç i procesit!

Kryeministri Edi Rama ka çelur hapjen e punimeve të forumit “Open Ballkan” duke përshendetur presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, si dhe të pranishmit e tjerë.
“Është kënaqësi tju uroj mirëserdhjen në Tiranë sot. Jam shumë i kënaqur t’ju them se sot është një moment kyç i procesit, marrëveshjet që do nënshkruhen do përcaktojnë një hap shumë të rëndësishëm drejt objektivit tonë pasi do garantojnë lirinë e lëvizjes së mallrave dhe shërbimeve”, tha Rama. Ai u bëri thirrje të gjitha vendeve të rajonit të bëhen pjesë e nismës, ndërsa shprehur vendosmërinë për çuarjen e saj më tej.
“Është një moment kyç i procesit tonë sepse marrëveshjet që do të nënshkruhen do të përcaktojnë një hap shumë të rëndësishëm para drejt objektivit tonë që është të garantojmë lirinë e plotë të lëvizjes së njerëzve mallrave, kapitaleve e shërbimeve.
Më lini të kaloj nëpër secilën shtyllë të Ballkanit të Hapur, duke përsëritur thirrjen se Ballkanin i Hapur është një nismë tërësisht përfshirëse dhe duke inkurajuar të tjetër të jenë e kësaj përpjekje, por ne duhet të ecim para pasi kjo është nevojë të ecim para.’ Në fushën e lirisë së mallrave do të nënshkruajmë marrëveshjen për import eksporteve të kafshëve të gjalla si dhe zbatimin e memorandumit të kalimit tranzit të mallrave mes ne të tresh Sot do të nënshkruajmë marrëveshjen për veterinarin, sigurinë ushqimore në Ballkanin Perëndimor. Sa herë kemi folur për këtë gjë, sa herë kemi rënë dakord përmes samitit të Berlinit, është Ballkani i Hapur ai që po e bën këtë. Heqim lejet e punës me qëllim që qytetarët të kërkojnë punë”, deklaroi Rama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




