“Open Balkan”, Vuçiç: Objektivi më i rëndësishëm të lidhim njerëzit me njeri tjetrin

Presidenti Serb Aleksandar Vuçiç tha sot në takimin e “Open Balkan” në Tiranë se “Objektivi më i rëndësishëm është që të lidhim njerëzit me njeri tjetrin”.
“Në fakt i keni shpjeguar të gjitha gjërat për të cilat kemi bashkëpunuar. Këto janë rezultatet e parë që ne kemi arritur deri më tash, të gjitha ato që prezantuam sot. Mbajta shënim një fjali të fortë të Rusvelt, ne ndoshta nuk përgatisim të ardhmen për fëmijët tanë, por mund të përgatisim fëmijët tanë për të ardhmen që i pret. Kjo është një iniciativë më e madhe se ne të tre. Do të krijoje bazën e themelet për fëmijët tanë. Objektivi më i rëndësishëm është të lidhim njerëzit me njëri-tjetrin. Ata njerëz që kanë menduar më shumë për të shkuarën se për të tashmen dhe për të ardhmen. Kam biseduar dje me përfaqësuesit e bizneseve shqiptare dhe pash një dëshirë shumë të madhe për të investuar e bërë biznes si në Maqedoninë e Veriut e të Serbisë. Besoj se shumë më shumë qytetarë apo pushues do të vijnë në Shqipëri” tha Vuçiç.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




