“Open Balkan”, Zaev: Nisma e nisur nga vendet tona është e hapur për të gjitha vendet e rajonit

Kryeministri i deritanishëm e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev tha në fjalën e tij se “Nisma e nisur nga vendet tona është e hapur për të gjitha vendet e rajonit”. Ai tha se kjo nismë është rruga e duhur për të gjitha vendet e rajonit drejt integrimit të tyre në BE. “Ballkani i Hapur është rruga për të ecur para, rruga e duhur për BE. është instrument që ta lëmë të shkuarën tonë të trazuar, në të shkuarën dhe të ecim para drejt BE. Do të kemi suksese me këto marrëveshje. Përqasje në tregun e punës është një nga marrëveshjet. Ne do të kemi dhe një marrëveshje tjetër që ka të bëjë me numrin e identifikimit që palët kontraktuese të japin qasje për kontratën e bujqësisë, si dhe reduktim të pritjes në dogana. Ne kemi më shumë punë. Vendet anëtarë te BE e kanë kuptuar të mirën e kësaj iniciative. Ne do të vazhdojmë që të punojmë edhe më forte… Do të na cojë drejt një të ardhme të përbashkët drejt Bashkimit Evropian. Kemi treguar që Ballkani Perëndimor di të punojë së bashku dhe të arrijë suksese.”tha Zaev.
“Më lejonit të përmend që me mua kemi kryeministrin e ardhshëm Kovaçeskin dhe zv/kryeministrat që janë tërësisht mbështetës të kësaj iniciative. E përmendëm që do të sjellë vetëm të mira për qytetarët tanë dhe të njëjtën gjë mendon edhe kryeministri i ardhshëm Kovaçevski. Unë besoj fort që kjo iniciativë do të vijojë me suksese të mëtejshme”, tha Zaev.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




