Operacion mbarëbotërorë kundër trafikut të drogës nga Europol, arrestohen 300 persona në Evropë dhe SHBA

Botë | 4 vite më parë

Autoritetet policore në SHBA dhe Evropë, arrestuan gati 300 persona, si dhe konfiskuan mbi 53 milionë dollar, si pjesë e një goditjeje ndërkombëtare kundër trafikut të drogës. Zyrtarët thanë se ky ishte operacioni më i madh i këtij lloji.

Operacioni mbarëbotëror synonte “Tregun Monopol”, në platformën më të madhe të shitjes së drogës dhe mallrave të tjera të paligjshme.

Një pjesë e shitjeve ishte organizuar brenda internetit, pjesë e një rrjeti të koduar të aksesueshëm vetëm nëpërmjet metodave të specializuara të sigurimit të anonimitetit.

Numri më i madh i arrestimeve u krye në SHBA. Opioidet sintetike, kryesisht fentanil, po vrasin më shumë amerikanë sesa vdiqën në luftërat e Vietnamit, Irakut dhe Afganistanit, të marra së bashku.

“Mesazhi ynë për kriminelët është: Ju mund të përpiqeni të fshiheni në skajet më të largëta të internetit, por Departamenti i Drejtësisë do t’ju gjejë dhe do t’ju bëjë përgjegjës për krimet tuaja,”- tha Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Merrick Garland. 

Numri i arrestimeve dhe parave të sekuestruara ishte më i larti për çdo operacion ndërkombëtar kundër trafikut të drogës i  drejtuar nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA. Numri më i madh i arrestimeve me 153 persona, u krye në Shtetet e Bashkuara, ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar me 55, si dhe Gjermania me 52.

Kjo u bë e ditur nga agjencia e zbatimit të ligjit të Bashkimit Evropian Europol, e cila koordinoi operacionin në mbarë botën. Europol, gjatë këtij operacioni mbarëbotërorë, sekuestroi 50.8 milionë euro, 850 kilogramë drogë dhe 117 armë zjarri. Apnews

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme