Opozita bjelloruse kundër luftës në Ukrainë

Botë | 4 vite më parë

Liderja e opozitës bjelloruse, Svetlana Tikhanovskaya, dyshon dhe madje e konsideron “pothuajse të pamundur” një hyrje formale në luftë kundër Ukrainës nga ushtria bjelloruse. Sipas saj, ushtarët bjellorusë janë “të demoralizuar” dhe nuk duan të luftojnë kundër ukrainasve.

Në një konferencë për media ajo tha :”Ushtria Bjelloruse është jashtëzakonisht e demoralizuar. Ata nuk duan të luftojnë me ukrainasit që janë si një komb mik dhe nuk duan të vdesin për Lukashenkon apo për Putinin.”

Ajo bëri të ditur se opozita bjelloruse do të luftojë për demokratizimin e vendit dhe do të kërkojë zgjedhje te reja. “Është planifikuar të mbahet një kongres për bjellorusët në gusht për t’iu përgjigjur shumë pyetjeve, veçanërisht për të përmbledhur atë që është bërë në dy vitet e fundit dhe si të ndryshojmë strategjinë tonë, sepse e kuptoj që tani ne po luftojmë jo vetëm për zgjedhjet e reja në vendin tonë, por edhe për vetë pavarësinë e Bjellorusisë. Prandaj do të ketë ndryshime në strategji”, tha shefja e opozitës bjelloruse.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme