Opozita braktis seancën e Kuvendit, Balla: Koha për sherr ka përfunduar

Politikë | 5 vite më parë

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, tha se përplasjet e opozitës dhe gjuha ofenduese e përdorur prej tyre të jetë një rast i izoluar dhe i shkëputur nga puna që do të ndjek Kuvend. Pas përfundimit të seancës, Balla u shpreh se koha e sherreve dhe debateve ka përfunduar dhe se PS është e angazhuar të çojë para mandatin e besuar përmes punës.

“Në këtë seancë nuk mund të kemi debat me njëri tjetrin. Ajo që unë propozova ishte për t’i lënë më shumë kohë dhe hapësirë deputetëve të LSI që nuk kishin pasur mundësinë për kohën e nevojshme për të propozuar edhe ata anëtarët e komisioneve. Unë shpresoj dhe besoj se kjo ngjarje e sotme të mos përsëritet më në seancat pasardhëse, pasi, siç e thash, koha për debate dhe sherrnaja ka përfunduar dhe të gjithë kemi një mandat për të çuar përpara. Nuk mund të gjejmë arsye të paqena për të bërë debate dhe për t’u larguar nga seanca. Kjo që ndodhi të jetë diçka e shkëputur për të vijuar direkt nga puna”, tha Balla.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme